• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST BLERJESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.


Albanian HR Solutions sh.p.k ne bashkepunim me nje kompani partnere që operon në industrinë Retail ( materiale ndertimi dhe pajisje kopshtarie) ka nisur procesin e selektimit për pozicionin:

SPECIALIST BLERJESH

Kërkesat/Kualifikimet:


- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë pervojë pune ne te njejten fushë minimumi 2 vite.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhëve të huaja, vecanerisht anglisht.

Detyrat

- Përgatit ofertën e blerjes sipas nevojave të kompanisë dhe udhëzimeve të Menaxherit të Blerjes.
- Mban kontakt me furnitorët për informacionet mbi artikujt dhe çmimet.
- Kryen analiza tregu dhe sugjeron blerje të mundshme për Menaxherin e Blerjes.
- Llogarit kostot e furnizimeve dhe sugjeron çmimet e shitjes te Menaxheri i Blerjes dhe drejtuesit.
- Kryen analiza të efikasitetit të blerjeve dhe raporton rezultate te Menaxheri dhe drejtuesit.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: contact@ahrs.al deri ne date 05.02.2025.


*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.


Connect to Opportunities!


Cel. : 0672032221
 


Apply WhatsApp
Back
Top