• Tirane, ofroj vend pune Solution Engineer for Security Products

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ITD shpk, kerkon te punësojë:


Solution Engineer for Security Products


Rreth Kompanisë:
ITD shpk ka filluar të operojë në tregun Shqipëtar që në vitin 1996. ITD, duke u profilizuar si një Distributor i pastër, ka si objektiv të jetë lider në tregun e distribucionit të IT në Shqipëri.
ITD synon te rrise nivelin e sherbimeve te nje distributor IT ne nje VAD (Value Added Distributor) duke ofruar sherbime pertej atyre ekzistueseve ne te gjitha kategorite e produkteve qe ofron. Sherbimet konsistojne ne Pre/Post Sales si dhe sherbime te tjera teknike dhe profesionale ne implementimin dhe mirembajtjen e zgjidhjeve IT.


Detyrat:

  • Punon për të mundësuar që Ekipet e Shitjes te ofrojne zgjidhje teknike korrekte dhe te perpiluara me sa me shume detaje mbi tipin e platformave te ofruara per kategorine qe mbulon.
  • Mban marredhenien me furnitorin qe ka nen ngarkim dhe shfrytezon te gjitha benefitet qe ai ofron.
  • Eshte pergjegjes per anen operacionale qe produkti te jete ne gjendje qe te penetroje ne treg.
  • Zhvillohet teknikisht me qellimin qe te jete personi me kompetencat me te larta teknike per portofolin qe mbulon.
  • Trajton ceshtje teknike ne marredhenien me klientet per zgjidhjet teknike me karakter kryesisht Pre-Sales por jo vetem.
  • Jep Support Teknik dhe konsulence teknike ne cdo moment qe nevojitet ne baze te projekteve qe kompania mund te marre pjese ne bashkepunim me stafin e partnereve tane.
  • Aftesite:
  • Te kete eskperienca ne kompani integratore ose te ngjashme dhe te kete marre pjese ne projekte zhvillimi infrastrukturore te karakterit Networking & Security.
  • Njohje shume e mire e produkteve Security qe jane present ne tregun tone.
  • Eksperienca te ndryshme me konfigurime te pajisjeve Security. (E preferueshme)
  • Te kete eksperience ne Pre-Sales per pajisje IT
  • Te kete deshire te studjoje dhe te zhvillohet teknikisht gjithashtu dhe te kete deshire te involvohet ne te gjitha ciklet e shitjes me objektivin primar e zhvillimit te kategorise.


Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare, Inxhinieri Informatike, Elektronike, Shkenca Kompjuterike apo profile të tjera teknike të ngjashme
  • Certifikimet per platforma Enterprise Cisco, Fortinet, Checkpoint jane avantazh
  • Certifikimet e vendor-it Fortinet jane avantazh.
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftësi komunikuese shumë të mira me klientët, partnerët dhe vendorët.
  • Të jete i disponueshem dhe kooperues me ekipin

Benefite:

  • Pagese Konkuruese,
  • Skeme Motivimi ne varesi te realizimit te targetit,
  • Sigurim Shendetesor Privat,
  • Mundesi rritjeje ne kariere


Shënime:
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
 


Apply
Back
Top