Tirane, ofroj vend pune Showroom Manager
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Partner.al kërkon një Showroom Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë në Showroom;
- Përgjegjës për ndarjen dhe ndjekjen e realizimit të detyrave të stafit në Showroom, si dhe trajnimin e vazhdueshëm te stafit;
- Menaxhon dhe motivon stafin që të rriten shitjet ditore dhe të maksimizohet efikasiteti në punë;
- Sigurohet që të gjitha operacionet në Showroom të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
- Përgatitja e raporteve javore, mujore dhe vjetore sipas standardeve të kompanisë;
- Përgjegjës për ndjekjen e vendosjes së etiketave sipas formatit të hartuar nga kompania;
- Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të produkteve sipas planit javor të përcaktuar;
- Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të gjithë produkteve sipas planit të dakorduar duke konsideruar Top Tile/Sanitary dhe Listën e Pastrimit për produktet në Outlet;
- Përgjegjës për stokun e artikujve në Showroom, dhe regjistrimin e artikujve të rinj;
- Përgjegjës për procesimin e porosive të reja për stokun në Showroom;
- Rekrutimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me stafin suportues si arkitektët dhe mjeshtrat ustallarë;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
- Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet profili Administrim Biznes;
- Minimalisht 3 vite eksperiencë në shitje në nivel menaxherial;
- Përdorues shumë i/e mirë i paketës MS Office dhe programeve financiare, preferohet Navision;
- Njohuri të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira analitike;
- Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nën varësi.
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Cel. : 355675007771
Apply WhatsApp