• Tirane, ofroj vend pune Shofer me klasin D

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
  2. Shofer Kamioni | Autobusi
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: 'Shofer me klasin D'.

Detyrat kryesore:
• Drejtimi i automjetit me patentë klase D për transportin e personelit
• Sigurimi i sigurisë dhe komoditetit të stafit gjatë udhëtimit
• Respektimi i rregullave të trafikut dhe protokolleve të sigurisë
• Mbajtja e automjetit në gjendje të mirë teknike dhe raportimi i çdo problemi
• Menaxhimi i dokumentacionit të nevojshëm të automjetit dhe udhëtimeve
• Mbajtja e komunikimit të mirë me personelin dhe respekti ndaj tyre

Kërkesat për kandidatin:
• Patentë e vlefshme klasi D
• Karta digjitale e tahografit e vlefshme
• Certifikatë profesionale (CAP) për drejtimin e automjeteve për transportin e personelit
• Përvojë në drejtimin e automjeteve për transportin e personelit apo pasagjerëve (preferohet)
• Sjellje e mirë, përgjegjshmëri dhe korrektësi në komunikim

Përfitimet:
• Paga konkurruese dhe e kënaqshme.
• Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme
• Ambient pune serioz dhe mbështetës
• Mundësi rritje profesionale
• Mundësi promovimi brenda grupit

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Tel.: 067 206 4428

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top