• Tirane, ofroj vend pune Shofer i Klasit D

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer Kamioni | Autobusi
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: Shofer

Detyrat​

  • Të ketë eksperiencë si shofer taxi, autobusi ose furgoni
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorisë D
  • Preferohet të jetë I pajisur me CAP
  • Të jetë me banim në Tiranë
  • Te njohë gjeografinë e Tiranës, kryesisht të zonës ku shtrijmë aktivitetin tonë
  • Të jetë i gatshëm të punojë me orë të zgjatura
  • I gatshëm për lëvizje jashtë Tirane dhe në destinacione të tjera.

Shënime​

  • Kontratë e rregullt pune dhe afatgjatë
  • Mundësi rritje profesionale
  • Mundësi promovimi brenda grupit
  • Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@sdinvest.al.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K

E-mail: hr@sdinvest.al

Tel.:
0688146218

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top