• Tirane, ofroj vend pune Shites

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të Klientit të tij, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Shitës.

Përshkrimi i Punës: Shitësi është përgjegjës për mbështetjen e operacioneve ditore të dyqanit duke mbajtur marrëdhënie pozitive me klientët dhe duke organizuar produktet ose mallrat në dyqan. Detyrat përfshijnë përshëndetjen e klientëve dhe suportimin e tyre për të gjetur produkte specifike brenda dyqanit, marrjen e inventarit të produkteve, sistemimin e tyre sipas nevojës dhe menaxhimin e sistemit POS për të administruar arkëtimet ose pagesat nga klientët.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Pritja e klientëve dhe drejtimi i tyre tek mallrat e ekspozuara në dyqan.
  • Prezantimi i produkteve dhe karakteristikave të tyre, përgjigjja ndaj pyetjeve dhe sigurimi i një shërbimi cilësor dhe profesional ndaj klientëve.
  • Ndjek procedurat e shitjes që në momentin e ardhjes së klientit: prezantimi i produktit, shitja, prerja e faturës/kuponi fiskal dhe arkëtim.
  • Realizimi i shitjes së produkteve si dhe arritja e objektivave të shitjeve të vendosura nga menaxherët.
  • Të kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit sipas udhëzimeve të menaxherit përkatës.
  • Të qëndrojë i/e përditësuar me informacionet mbi produktet e reja ose ekzistuese.
  • Detyra të tjera të lidhura me pozicionin që mund t’i ngarkohen nga menaxheri i dyqanit

Kualifikimet, Aftësitë & Përvoja:

  • Të ketë përfunduar shkollën e mesme (Diploma Universitare është avantazh);
  • Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve jo më pak se 1
  • Të jetë i/e disponueshëm/e për të punuar me turne.
  • Etikë e lartë profesionale dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
  • Të jetë i motivuar, i besueshem dhe me dëshirë për të punuar;

Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre tek adresa rekrutim@profesionisti.al ose të kontaktojnë në numrin 0682021677
 


Apply WhatsApp
Back
Top