• Tirane, ofroj vend pune Shites/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
"Garden Line sh.p.k." është një kompani lider në Shqipëri në sektorin e gjelbërimit dhe dizajnit të Peizazhit, themeluar në vitin 2001.
Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë "Garden Line sh.p.k." është departamenti i shitjeve të bimëve dhe pemëve për ambjente te brendshme dhe të jashtme,
si dhe i aksesorëve të ndryshëm të lidhur me kopshtarinë.


Pozicioni i punës do të jetë pranë selisë tonë që ndodhet në Rrugën e Luleve, Marikaj, Vorë.

Detyrat

  • Të sigurojë një shërbim cilësor ndaj cdo klienti që paraqitet duke i shërbyer atij me informacion, ofertim dhe plotësim kërkesash në përputhje me procedurat e kompanise.
  • Të informojë klientët lidhur me karakteristikat e produkteve që ofrohen pranë dyqanit.
  • Të menaxhojë ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë.
  • Të komunikojë në mënyrë profesionale me klientët dhe kolegët.
Kualifikimet
  • Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare në fushën e agronomisë përbën avantazh);
  • Të jetë energjik/e, i/e shkathët dhe të pëlqejë punën me gjelbërimin.
  • Të ketë njohuri bazë të Paketës Microsoft Office.
  • Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me klientët.
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
  • Aftësi për të punuar në grup.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimet e tyre pranë adresës së email-it: infomarikaj@marikaj.com
 


Apply
Back
Top