• Tirane, ofroj vend pune Shitës / Konsulent Projektesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Të zhvillojë dhe menaxhojë shitjen e projekteve elektrike dhe sistemeve fotovoltaike, duke identifikuar klientë potencialë dhe duke ofruar zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikon dhe zhvillon klientë të rinj (biznese dhe individë).
  • Analizon nevojat energjetike të klientëve dhe propozon zgjidhje efikase (sisteme fotovoltaike, instalime elektrike, etj.).
  • Përgatit oferta tekniko-ekonomike dhe prezanton projektet.
  • Koordinon me ekipet teknike për projektim dhe implementim.
  • Negocion kontrata dhe ndjek procesin deri në finalizim.
  • Monitoron projektet gjatë fazës së zbatimit dhe mban komunikim me klientin.
  • Ndjek tregun, konkurrencën dhe trendet në energjinë e rinovueshme.
  • Siguron kënaqësinë e klientit dhe ndjek marrëdhëniet pas shitjes.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në inxhinieri elektrike, energji, ose fusha të ngjashme (preferohet).
  • Eksperiencë në shitje teknike ose projekte energjetike.
  • Njohuri mbi sistemet fotovoltaike dhe instalimet elektrike.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Aftësi analitike për përgatitjen e ofertave dhe llogaritjeve.
  • Orientim drejt rezultateve dhe klientit.
  • Patentë drejtimi (e domosdoshme).
  • Njohuri të gjuhës angleze (avantazh).

Kushtet e punës:

  • Pagesë bazë + komisione mbi projektet e realizuara.
  • Trajnime të vazhdueshme në teknologji dhe shitje.
  • Ambient profesional dhe dinamik.
  • Mundësi zhvillimi në karrierë në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Nëse jeni të interesuar për tju bashkuar ekipit tonë, na dërgoni CV tuaj në adresën e email-it info@puneere.al ose na shkruani në numrin +355 69 701 7079.
 


Apply WhatsApp
Back
Top