Tirane, ofroj vend pune Shef kuzhine
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 3 Fresku | Linze
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shefi/ja e kuzhinës është përgjegjës/e te menaxhoj kuzhinën në tërësi, duke filluar nga organizimi i kuzhinierëve dhe ndihmës kuzhinierëve deri te përzgjedhja e menysë dhe përgatitja e pjatave të një cilësie të lart. Gjithashtu, ky person mban çdo evidencë në kuzhinë dhe raporton drejtorin në lidhje me kuzhinën.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
Kualifikimet:
Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, lutem dërgoni CV-në tuaj në: jobs@evolvet.de, duke specifikuar pozicionin per te cilin ju aplikoni. Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Përgatit menynë
- Përgatisë vaktet dhe ushqimet ditore në bazë të menysë
- Mbikëqyr përgatitjen dhe shërbimin e gjithë ushqimit
- Sigurohet që ushqimi është përgatitur në cilësi dhe standarde të larta; në rast te kundërt është i gatshëm të ndërhyj
- Sigurohet që vaktet të përgatiten dhe shërbehen në kohë të shkurtër dhe në sasi të caktuar
- Mbikëqyr dhe kontrollon nivelin e stokut në kuzhinë, si dhe porositë e stokut
- Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshëm i metodave të përgatitjes së ushqimit
- Mëson stafin aftësi të cilat u duhen të përformojnë për të arritur standardet e kërkuara
- Delegon detyrat gjithë stafit të kuzhinës në mënyrë efikase
- Mbikëqyr dhe monitoron punën e gjithë stafit të kuzhinës
- Siguron që higjiena të jetë maksimale në kuzhinë
- Mbikëqyr dhe raporton shpenzimet e kuzhinës
- Kërkesat e profilit
- Preciz/e, i/e shkathët dhe i/e shpejtë
- I/e besueshëm/e
- I/e vëmendshëm/e ndaj detajeve, kreativ/e, dhe improvizues/e
- Pozitiv/e dhe motivues/e
- Aftësi të mira organizative dhe multifunksional/e
- Fleksibilitet në orar të punës, sidomos në fillim
- Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme
Kualifikimet:
- Minimum 4 vite përvojë pune si shef kuzhine hoteli apo restoranti
- Shkollim profesional për kuzhinë
- Përvoja në kuzhinat ndërkombëtare e dëshirueshme
- Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar
Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, lutem dërgoni CV-në tuaj në: jobs@evolvet.de, duke specifikuar pozicionin per te cilin ju aplikoni. Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.
Apply