Tirane, ofroj vend pune Senior Sales Trainer
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Senior Sales Trainer
Qëllimi i punës
Të punoje per te siguruar zhvillimin e aftësive të nevojshme te Forcës së Shitjeve në mënyrë që ata të kryejnë punën e tyre në mënyrë efektive. Kupton boshllëqet e aftësive dhe kompetencave të forcës së shitjes duke siguruar dhe dhënë në këtë mënyrë informacion të saktë dhe rekomandime per adresimin e tyre. Të jetë një kontribues aktiv në dizenjimin dhe zhvillimin e materialeve të trainimit të nevojshëm për të mbuluar si nevojat aktuale dhe ato të ardhshme të organizatës në përputhje me udhëzimet dhe politikat e CCBS për të përmbushur strategjinë komerciale. Ndihmon në dhënien ose i jep direkt trainim audiencës së kërkuar.
Roli dhe përgjegjësitë:
Në mënyrë më specifike, përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, sa më poshtë:
- Kontribuon në përgatitjen e planit të trajnimit dhe në mënyrë aktive është i përfshirë në zhvillimin dhe dhënien e trajnimeve sipas planit të rënë dakord me departamentin komercial.
- Jep trajnim në klasë per programet për "përditësimin e njohurive" per te punesuarit e rinj dhe për forcën ekzistuese te shitjes së CCBS dhe të distributoreve.
- Promovon kulturën e dhënies së edukimit në organizatën e shitjes duke: përkrahur ndërveprimin mes menaxherëve dhe shitesve në seancat e trainimit dhe ndërhyrjeve të ngjashme.
- Jep trajnimin në punë, orientim dhe vlerësimet për të përmirësuar performancën e forcës së shitjes dhe për të gjetur mundësi për të vlerësuar nivelin e kompetencës me qëllim të sigurojë trajnime të duhura dhe ose kategori të tjera të zhvillimit.
- Zbaton planin javor dhe mujor te vendosur nga menaxheri,sugjeron planin e trajnimit për javën/muajin e ardhshëm.
- Vazhdimisht përditësohet me të rejat e markës/produktit/SKU (ekzistuese dhe të reja) si të CCBS ashtu dhe me produktet e konkurrentit; karakteristikat dalluese dhe benefitet e markave të CCBS.
- Të jetë në gjendje të kuptojë në mënyrë të shkëlqyer karakteristikat e produkteve CCBS dhe të audiencës së synuar.
- Harton dhe zbaton një rruge veprimi korrigjuese, pas identifikimit te mangësive në aftësi, kompetenca, sisteme, procese.
- Plotësisht merr kontrrollin mbi projektet e caktuara duke dhënë rezultate të larta cilësore dhe në kohën e rënë dakord.
- Përgjegjës që në bashkëpunim me skuadrën kryesore RED të krijojë udhëzimet mbi standartet në terren duke reflektuar strategjinë e BP-se.
- Demonstron plotësisht sjelljen e kërkuar nga Kodi i Sjelljes në të gjitha situatat, në mënyrë që të projektojë imazhin më të mirë të CCBS, punonjësve dhe praktikave të saj.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejt.
Diplome Universitare.
Preferohet të ketë eksperiencë në trajnime dhe/ose shitje në terren.
Aftësi të shkëlqyera komunikuese, prezantuese dhe pune në grup.
Të ketë dëshirë për të ndihmuar të tjerët që të arrijnë sukses.
Të jetë i/e motivuar për të mësuar.
Njohuri shume të mira në Anglisht.
Njohuri të mira në Office package sidomos Powerpoint.
I gatshëm për të udhëtuar në Shqiperi.
Patentë shoferi të vlefshme.
Kompetencat Funksionale:
- Aftesi të shkëlqyera Shitese (jo vetem produktet por edhe ide apo teori te caktuara shitjeje)
- Aftesi prezantuese & Negociuse
- Aftesi Analizuese dhe Organizative
- Pergatitja e trajnimeve
Aftësi të përdori principet e mësimdhënies tek të rriturit gjatë trainimeve.
Aftësi të lehtësojë diskutimet në grup dhe rrahjen e mendimeve sipas rasteve.
iii. Faktoret Kryesor te Suksesit
Paramentrat me te rendesishem mbi bazen e te cilave do te gjykohet performanca e sukseshme:
Arritja në kohë e objektivave të caktuara.
Ofrimi i trajnime me cilësi të lartë me një mesatare vlerësimi jo më pak se 80%.
Ndjekja e trajnimeve në terren, 60% të kohës e shpenzon me FF, në mënyrë që forca e shitjes të zgjerojë dhe zoterojë njohuritë.
Të interesuarit mund te aplikojne duke derguar cv ne hr@cocacola.al 5/9/2025.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Apply WhatsApp