• Tirane, ofroj vend pune Senior Oficer i Sigurisë së Informacionit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Inxh. Telekomunikacioni
  4. IT Adminsitrim Rrjeti
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliard lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në sonë në Departamenti i Sigurisë së Informacionit në pozicionin:

Senior Oficer i Sigurisë së Informacionit

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Oficeri i Sigurisë së Informacionit sigurohet që informacioni i kompanisë është i sigurt teknikisht sipas institucioneve të brendshme dhe ligjeve dhe rregulloreve të shtetit, auditorëve të jashtëm të kontraktuar dhe standardeve më të mira të industrisë në këtë fushë.
Disa nga qëllimet e këtij pozicioni pune përfshijnë:
  • Të japë garantoje se informacioni i krijuar, marrë ose mirëmbajtur nga banka, të përdoret në përputhje me qëllimin e synuar.
  • Të mbrojë informacionin e bankës dhe infrastrukturën e saj nga kërcënimet e jashtme ose të brendshme.
  • Te sigurojë që banka është në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative në lidhje me aksesin në informacion, sigurinë dhe privatësinë. Të rekomandojë dhe të ndjekë adresimin e këtyre kërkesave.
  • Përgjegjës për identifikimin e vulnerabiliteteve, bashkëpunon me IT për zgjidhjen e tyre duke u siguruar që janë vendosur kontrollet e duhura për të ruajtur sigurinë e rrjetit, sistemeve dhe të dhënave.
  • Pjesëmarrje ne projekte te ndryshme te Bankës, për vlerësim te rreziqeve dhe adresimin e tyre.
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
  • Mirëmban politikat dhe procedurat e sigurisë së informacionit në përputhje me standardet e industrisë dhe monitoron aplikimin e tyre.
  • Siguron përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative.
  • Ka rol aktiv në zbulimin, raportimin dhe menaxhimin e incidenteve, duke përfshirë analizën e riskut dhe rekomandimet për shmangien e incidenteve të ngjashme.
  • Ka rol aktiv në procesin e vazhdimësisë së biznesit.
  • Angazhim në projektet e Bankës në aspektin e sigurisë së informacionit.
  • Vlerëson dhe adreson rreziqet e sigurisë së sistemeve dhe palëve te treta ne baza periodike dhe për çdo implementim te ri.
  • Menaxhon vulnerabilitetet, analizon dhe ndjek rezultatet e auditimeve dhe penetration test-eve.
  • Menaxhon akseset dhe rolet e përdoruesve në infrastrukturën IT.
  • Qëndron i/e përditësuar me zhvillimet në standardet e sigurisë dhe kërcënimet e sigurisë.
  • Krijon, përmirëson dhe zhvillon procedurat e auditimit të sigurisë dhe siguron se janë vendosur kontrollet e duhura të auditimit.
  • Monitoron loget, cilësinë e tyre dhe alertet nga burime te brendshme apo te jashtme.
  • Identifikon fushat e rëndësishme të databazave apo sistemeve te tjera kritike, te rëndësishme për mbulimin e auditimit dhe propozon kontrolle shtesë duke vlerësuar rëndësinë e tyre.
  • Kontrollon ndryshimet e ndodhura për t'u siguruar që ato janë në përputhje me standardet e sigurisë dhe objektivat e ndërhyrjes (Change Management).
  • Kryen kontrolle të rregullta gjetje të dobësive dhe përmirësim të sigurisë në sisteme të ndryshme.
  • Ndihmon në krijimin e një baseline të sigurisë për databazat, pajisjet e rrjetit dhe sistemet.
  • Ndihmon në krijimin e raporteve të sigurisë për databazat, pajisjet e rrjetit dhe sistemet.
  • Përgatit dhe ekzekuton trajnime ndërgjegjësimi për sigurinë dhe teste periodike simulimi

Profili Individual:
  • Diplomë në fushën e informatikës, inxhinieri kompjuterike, elektronike, telekomunikacion, apo fusha te ngjashme.
  • Eksperiencë prej së paku 3 vite në sigurinë e informacionit (eksperienca ne Banke përbën përparësi).
  • Njohuri shume te mira ne konceptet e rrjetave dhe pajisjeve të sigurisë se rrjetit (me fokus sigurinë).
  • Njohuri të mira ne konceptet e sistemeve operative dhe databazave (windows, linux, oracle, MSSQL, me fokus sigurinë).
  • Njohuri të mira në menaxhimin e sistemeve teknike suportuese mbrojtese të sigurisë.
  • Njohuri të mira dhe eksperience në menaxhim dhe analizim te logeve.
  • Njohuri të mira ne analizimin dhe menaxhimin e vulnerabiliteteve, si dhe te proceseve penetration test.
  • Njohuri të mira për proceset e vazhdueshmërisë se biznesit (BCM).
  • Njohuri ne metodologji dhe procese te vlerësimit te rreziqeve IT.
  • Njohuri dhe/ose certifikim ne standardet dhe fushat qe lidhen me sigurinë e informacionit, si ISO27001, ISO27005, ISO22301, NIST 800-53, SWIFT CSCF, CISM, CISSP, etj.
Aftësi të tjera:
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me kolegët;
  • I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë disa detyra njëkohësisht;
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese shumë të mira të punës, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • I/E aftë të punojë në projekte në grup, sens të lartë përgjeshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 03 Qershor 2026:
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top