Tirane, ofroj vend pune Senior Financier
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Kompania Tirana East Gate, shpall vakant pozicionin e Senior Financier. Aplikanti/Aplikantja duhet te plotesoje kushtet e meposhtme:
Pergjegjesite:
- Regjistron dhe pergatitë të gjitha shpenzimet & të ardhurat, faturat e blerjeve dhe shitjeve te cdo kategorie.
- Rregjistron, kontrollon raportimin korrekt të të gjitha shpenzimeve periodike dhe jo periodike
- Siguron që sistemet e regjistrimit të jenë mbajtur në përputhje me standartet e gjithanshme të pranuara të auditimit
- Eshte përgjegjës për kontrollin e mbylljes se llogarive, raportimi dhe mbikqyrja e aseteve fikse, shërbimet dhe shpenzimet.
- Miremban të dhënat e inventarit të aseteve dhe veprimtarive të ngjashme si dhe kontrolli dhe krahasimi i aseteve fikse.
- Asiston në Auditin e Kompanisë, kontrollin e llogarive financiare të caktuara si dhe llogarive ndërmjetëse, dhe ne pergatitjen e pasqyrave financiare vjetore, mujore që prekin të gjithë klasën e llogarive të shpenzimeve
- Zhvillon dhe zbaton procedurat e financës, të llogarive, të faturimeve dhe të auditimit
- Vlerëson dhe drejton zbatimin e biznesit strategjik dhe/ose të planeve, projekteve, programeve dhe sistemeve operacionale
- Analizon qarkullimin e cash-it, kontrollin e kostove dhe shpenzimeve dhe orienton drejtuesit e biznesit për këto. Analizon gjendjet financiare për të identifikuar zonat e dobëta të potencialit
- Vendos dhe zbaton objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë te Departamentit
- Koordinon pergatitjen e vertetimeve financiare, raporteve financiare, analizave speciale dhe raportet informuese.
- Mbikqyr miratimin dhe shqyrtimin e te ardhurave, shpenzimeve, buxhetet e departamenteve, librin e llogarive, mbajtjen e kontabilitetit dhe hedhjen e te dhenave.
- Detyra te tjera qe i caktohen
Profili dhe aftësitë
- Diplomë Universitare në Financë
- Eksperiencë mbi 4 vjet në fushën e financës
- Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office
- Njohuri shumë të mira të Financës 5
- Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit
- Aftësi kontrolluese
- Aftësi menaxhuese
- Aftësi shumë te mira komunikimi
- Aftësi në përgatitje raportesh
- I vetmotivuar në punë
- I orientuar nga objektivat
- Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
Perfitimet:
- Mundesi promovimi ne karriere
- Pagese shume e mire
- Kushte shume te mira pune
Personat e interesuar dhe qe plotesojne kerkesat e permendura me lart jane te lutur te paraqisin CV-te brenda dates 3 Mars ose te kontaktojne ne adresen e meposhtme:
Adresa: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane – Durres, Km 6, Kati i trete
Tel: +355 4 380 178, / fax: +355 4 380 170 / Email: [I]burime.njerezore@manetci.al[/I]
Tel. : +355 42 380 124
Apply WhatsApp