• Tirane, ofroj vend pune Senior Business Analyst

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Kontabilitet | Audit
  4. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri dhe rajon, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin:

Senior Business Analyst.

Permbledhje Pozicioni:
Analisti i Lartë i Biznesit ofron shërbime të thelluara të analizave financiare dhe menaxheriale dhe sugjeron përshtatjen e strategjive të drejtuesit dhe partnerëve kryesorë të kompanisë. Ai/Ajo gjithashtu rishikon proceset e biznesit për të ndihmuar në evidentimin e rreziqeve financiare të biznesit. Ky pozicion kërkon një përzierje të aftësive analitike, të menduarit strategjik dhe komunikimit efektiv për të mbështetur CFO në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen financiare të kompanisë.

Kualifikime të tjera:
  • Të paktën 5 vite eksperiencë në raportim financiar, analiza dhe kontroll biznesi. E preferueshme në kompani investimi dhe/ose ndërtimi;
  • Aftësi në modelimin financiar, aftësi të avancuara në programet e analizës financiare (p.sh. Excel, ERP Systems, BI Tools);
  • Njohuri të forta të parimeve, koncepteve dhe standardeve (kombëtare dhe ndërkombëtare) të kontabilitetit (GAAP ose IFRS) është thelbësore për raportimin e saktë financiar;
  • Njohuri mbi legjislacionin dhe kërkesat specifike të industrisë së pasurive të paluajtshme përbën avantazh;
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësitë të mira në komunikim për të shpjeguar informacionin kompleks financiar tek palët e interesuara jofinanciare.
Edukimi: Diplomë Bachelor Kontabilitet / Financë. Diplomë Master ose çertifikim professional (ACCA, CFA) përbën avantazh.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Senior Business Analyst»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.


Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top