• Tirane, ofroj vend pune Senior Auditor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliard lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës sonë në Departamenti i Auditimit të Brendshëm në pozicionin:

Senior Auditor

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:


Po kërkojmë një Senior Auditor të motivuar dhe me përvojë për t’iu bashkuar ekipit tonë të Auditimit të Brendshëm në institucion financiar pjese e grupit bankar.

Si pjesë e ekipit të Auditimit të Brendshëm, ju do të kontribuoni në vlerësimin e pavarur të mjedisit të kontrollit të organizatës, duke analizuar proceset e qeverisjes, menaxhimit të riskut dhe përputhshmërisë, me qëllim përmirësimin dhe forcimin e sistemit te kontrollit të brendshëm.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Njohuri profesionale: Zotërim i njohurive mbi sektorin financiar, përfshirë kuadrin rregullator, proceset e brendshme dhe rrjedhën e informacionit, si dhe kontrollet e brendshme dhe risqet përkatëse.
  • Menaxhimi i auditimit: Planifikimi, përcaktimi i fushës dhe kryerja e angazhimeve të auditimit, duke përfshirë testimet dhe dokumentimin, në përputhje me standardet profesionale.
  • Raportimi: Komunikimi i gjetjeve dhe konkluzioneve tek menaxhimi dhe palët e interesuara.
  • Ndjekja e rekomandimeve: Monitorimi dhe verifikimi i zbatimit të rekomandimeve të auditimit.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm: Kontribut në përmirësimin e proceseve dhe metodologjisë së Auditimit të Brendshëm.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve: Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve efektive me palët kyçe të interesuara dhe bashkëpunimi me njësitë e biznesit për vlerësimin e ndryshimeve në mjedisin e riskut dhe kontrollit.
Kualifikimet
  • Arsimi: Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Kontabilitet / Financë ose fusha të ngjashme.
  • Përvoja: Minimumi 5 vite përvojë pune, nga të cilat të paktën 2-3 vite në Audit të Brendshëm.
  • Përvoja në sektorin financiar dhe/ose në Big 4, si dhe njohuritë apo eksperienca në kredidhënie, auditim të portofolit të kredisë ose financime të ngjashme konsiderohen avantazh.
  • Njohuri teknike: Njohuri mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (GIAS), IFRS, si dhe aftësi në përdorimin e programeve Microsoft Office. Përvoja praktike në kontabilitet është e preferueshme.
  • Gjuhë: Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur).
Aftësitë
  • Aftësi të mira analitike për analizimin e të dhënave dhe interpretimin e tyre për qëllime auditimi.
  • Aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi me nivele të ndryshme organizative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale.
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
  • Orientim ndaj afateve dhe prioriteteve.
  • Gatishmëri për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Karakteristika të preferuara
  • Profil proaktiv dhe i orientuar drejt rezultateve.
  • Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe cilësisë së punës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në ekip dhe për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunuese.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 11 Qershor 2026:
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top