Tirane, ofroj vend pune Senior Auditor/Consultant
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania VEGA Sh.p.k ,lider në Ndërtim dhe Industrinë Ndërtimore ,për nevojat e saj shpall pozicionin e lirë të punës
Senior Auditor/Consultant
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kushte të mira pune
Pagesë e kënaqshme
Të gjithë të interesuarit të paraqesin CV e tyre pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore në emailin hr@vega.al
Senior Auditor/Consultant
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zbaton në mënyrë efektive planin e auditimit dhe vepron si përgjegjës për të gjitha auditimet e zhvilluara brenda organizatës, duke caktuar Audituesit në aktivitete specifike të auditimit dhe duke rishikuar dokumentat e punës së auditimit për përshtatshmëri, pajtueshmërinë dhe përmbajtjen për të mbështetur gjetjet e auditimit.
- Identifikon dhe vlerëson riskun e kompanisë, jep kontribut në zhvillimin e planit vjetor të auditit të brendshëm.
- Zhvillon, rishikon dhe analizon efektivitetin e vazhdueshëm të të gjitha programeve të auditimit.
- Kryen proceset e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, shqyrtimin dhe analizimin e evidencave, dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave.
- Siguron dhe shqyrton prova që dokumentojnë më së miri konkluzionet e auditimit.
- Vlerëson përputhshmërinë dhe analizon efektivitetin e procedurave komplekse dhe kontrolleve të brendshme.
- Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe i komunikon ato bashkë me rekomandimet përkatese në nivelet e duhura, përfshirë Asamblenë e Ortakëve.
- Zhvillon analiza kërkimore mbi investime potenciale, ndihmon në hartimin e studimeve të fizibilitetit, planeve të biznesit, parashikimit të pasqyrave financiare dhe projekt buxheteve.
- Përpunon të dhëna sasiore dhe cilësore dhe jep opinion mbi optimizimin e aseteve të shoqërisë duke mbështetur opinionin nëpërmjet metodave empirike, ex ante dhe sipas praktikave më të mira.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e projekteve të reja dhe aplikimin për financim.
- Zhvillon detyra të tjera të caktuara drejtpërdrejtë nga Drejtori i Departamentit dhe/ose Asambleja e Ortakëve.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Financë/Kontabilitet/Auditim.
- Të zotërojë njohuri të standardeve dhe manualeve të auditimit.
- Të ketë aftësi shumë të mira të identifikimit të operacioneve, risqeve dhe kontrolleve të brendshme.
- Të jetë i orientuar drejt detajeve; të ketë aftësi analitike, organizative, kërkimore dhe mbikëqyrëse.
- Të jetë njohës i shkëlqyer i gramatikës së gjuhës shqipe, dhe i përgatitjes së dokumenteve zyrtare.
- Të ketë integritet të lartë, etike profesionale dhe konfidencialitet.
- Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer paketën office.
- Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze (preferencë edhe për gjuhën turke).
- Preferohet të zotërojë certifikime në fushën e auditimit dhe kontabilitetit.
- Preferohet me eksperiencë në Big 4 (Deloitte, KPMG, PWC, EY), ose Kontrollin e Lartë të Shtetit
- Eksperience 3-4 vjet.
Kushte të mira pune
Pagesë e kënaqshme
Të gjithë të interesuarit të paraqesin CV e tyre pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore në emailin hr@vega.al
Apply