• Tirane, ofroj vend pune SENIOR ACCOUNTANT / TAX SPECIALIST

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“Albanian HR Solutions sh.p.k.” është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në fushën e Burimeve Njerëzore.

Në bashkëpunim me një kompani kliente, kemi nisur procesin e selektimit për pozicionin:

SENIOR ACCOUNTANT / TAX SPECIALIST

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Mirëmbajtja dhe menaxhimi i regjistrave kontabël dhe librave kryesorë (general ledger);
  • Përgatitja dhe analizimi i pasqyrave financiare mujore dhe vjetore;
  • Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël në fuqi;
  • Menaxhimi i deklarimeve tatimore (TVSH, TAP, sigurime shoqërore, tatim fitimi, etj.);
  • Angazhimi në çështje tatimore të thjeshta dhe komplekse, përfshirë kontrollet dhe auditimet tatimore;

Kërkesat/Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe në të folur);
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
  • Njohuri të thelluara të legjislacionit fiskal shqiptar dhe standardeve të kontabilitetit;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, analitike dhe organizative;
  • Njohuri shumë të mira te MS Office
  • Njohja e programit financiar Financa 5 përbën avantazh.


Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al deri në datën 10.04.2026

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
Kompania “Albanian HR Solutions” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Connect to Opportunities!


Cel.: 0672032221
 


Apply WhatsApp
Back
Top