• Tirane, ofroj vend pune Sanitare

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Sanitare.



Përmbledhje e Pozicionit:

Kërkojmë një sanitare të përkushtuar dhe të besueshme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e një ambienti banimi. Kandidatja ideale duhet të jetë e kujdesshme ndaj detajeve, e organizuar dhe të ketë përvojë në punë të ngjashme.



Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Pastrim i përgjithshëm i ambienteve të brendshme (dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, banjo, korridore).
  • Organizim dhe mirëmbajtje e rregullit në ambientet e shtëpisë.
  • Larje dhe hekurosje rrobash, sipas nevojës.
  • Kujdes për përdorimin korrekt të produkteve të pastrimit.
  • Respektim i privatësisë dhe standardeve të larta të higjienës.



Kërkesat:

  • Eksperiencë e mëparshme si sanitare në shtëpi ose ambiente të ngjashme (e preferuar).
  • Seriozitet, besueshmëri dhe korrektësi në orar.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi.
  • Diskrecion dhe respekt për ambientin familjar.
  • Njohuri bazë mbi përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit.


Orari i Punës :
Nga ora 10:00 deri ne 15:00 / 1 Dite pushim ne jave


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [B][U]rekrutime@dimensionhr.al[/U][/B] ose ne numrin e telefonit ne whats up: 0674647484 me subjekt « Sanitare»


Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top