• Tirane, ofroj vend pune SALES MANAGER

DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë një SALES MANAGER për një nga klientët e saj, një kompani nderkombetare qe prodhon dhe tregton produktet më të mira per arredimin e ambienteve te jashteme te Hoteleve, Restoranteve, dhe Vilave.



DETYRAT E POZICIONIT

· Të realizojë prezantimin e produkteve të kompanisë në klientët potencial kryesisht në Sektorin e Hotelerise, Resorteve turistike, Resorteve te banimit etj
· Të përgatis plane veprimi dhe kerkime për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja duke analizuar paraprakisht potencialin e blerësit;
· Të përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve;
· Të udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut;
· Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
· Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;
· Të komunikoj kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të kontratës;
· Të negocioj me klientin për termat dhe kushtet;
· Të ndjek zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
· Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;
· Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
· Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;
· Të përgatis raportet e shitjes dhe raportet e prezantimeve të kryera;
· Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelorne nje nga deget e ekonomise ,marketingut,
Eksperiencë: Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në fushen e shitjes.


Aftësitë:
· Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
· Te kete njohuri te gjuhes angleze dhe ose italiane
· Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
· Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.
· Te kete leje qarkullimi


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.almesubjekt «SALES MANAGER»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnëkriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen mekonfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen etë Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllimerekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top