• Tirane, ofroj vend pune SALES MANAGER (Vegla sportive)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë një SALES MANAGER për një nga klientët e saj, një kompani që tregton brandet dhe produktet më të mira ne fushen e veglave sportive profesionale.




DETYRAT E POZICIONIT

· Të realizojë prezantimin e produkteve të kompanisë në klientët potencial.
· Të përgatis raportet e shitjes dhe raportet e prezantimeve të kryera;
· Të përgatis plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja duke analizuar paraprakisht potencialin e blerësit;
· Të përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve;
· Të udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut;
· Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
· Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;
· Të komunikoj kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të kontratës;
· Të ndjek zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
· Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;
· Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
· Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;
· Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast.




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor;
Eksperiencë: Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në fushen e shitjes.

Aftësitë:

· Te kete aftesi te mira ne shitje dhe komunikim
· Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
· Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «SALES MANAGER»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.


JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

 


Apply WhatsApp
Back
Top