Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 3 Xhamlliku | Oxhaku | Profarma
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Recepsionist/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Fufarma sh.a. është një nga kompanitë kryesore farmaceutike në Shqipëri, që nga viti 1946. Misioni ynë është shërbimi në kohën dhe cilësinë e duhur të të gjithë kërkesave të tregut farmaceutik. Aktualisht jemi të interesuar të punësojmë: Recepsioniste
Detyrat
Tel: 042 363 171
Detyrat
- Përgjegjese për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve.
- Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi.
- Ndërmerr detyra të përgjithshme, duke përfshirë korrespondencën, E-mail si dhe telefonatat që vijnë nga jashtë kompanisë;
- Organizon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin;
- Organizon pritje-përcjellje të takimeve sipas departamenteve përkatës;
- Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera;
- Bën kopje të dokumenteve dhe materialeve të tjera të shtypura;
- Mbikëqyr zyrat dhe orienton stafin e ri;
- Raporton cdo ditë në Departamentin e Burimeve Njerëzore listë-prezencën e personelit të administratës;
- Mban protokollin hyrës dhe dalës për të gjithë korrespondencën e kompanisë;
- Raporton nevojën për blerje të paisjeve kancelarike dhe bën të mundur shpërndarjen e tyre në bazë të kerkesave të departamenteve;
- Mban kontakte me personat përgjegjës për mirëmbajtjen dhe plotësimin e kërkesave të ndryshme për kompaninë (Kancelaria, Shërbimi Internetit, Teknika për Kondicionerët, Ujin, Kafen etj);
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Experiencë në pozicione të ngjashme;
- Aftësi shumë të mira në MS-office;
- Aftësi të spikatura organizative dhe komunikuese;
- Të zotërojë gjuhën angleze dhe italiane (të shkruar dhe të folur)
- Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
- Të jetë e paraqitshme, e komunikueshme dhe e sjellshme;
- Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen.
Tel: 042 363 171
Apply