• Tirane, ofroj vend pune Punonjes sezonale ne Prodhim

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
me dhe pa eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është një kompani udhëheqëse në tregun shqiptar të pijeve joalkoolike, me markat më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, besojmë në rritjen e qëndrueshme të biznesit tonë, kontributin në komunitetet lokale dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, përmes aftësive të forta organizative dhe vendosjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur.

CCBS është në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për pozicionin:
Punonjës Stikerimi, Seleksionimi dhe Pastrimi (Sezonal) në Departamentin e Prodhimit

Punonjësi është përgjegjës për kryerjen e proceseve mbështetëse në linjën e prodhimit, duke përfshirë seleksionimin e produkteve sipas standardeve të cilësisë, shkatërrimin e produkteve jo-konformë, stikerimin/etiketimin dhe mbajtjen e pastërtisë në ambientin e punës.

Detyrat Kryesore:
  • Seleksionim: Kontrollon dhe ndan produktet konform standardeve të cilësisë nga ato jo-konformë.
  • Shkatërrim: Siguron shkatërrimin e produkteve jo-konformë sipas procedurave të kompanisë.
  • Stikerim: Vendos etiketa/stikera sipas kërkesave të linjës së prodhimit dhe standardeve të cilësisë.
  • Pastrimi: Mirëmban higjienën e linjës së prodhimit dhe hapësirave përreth, në përputhje me rregullat e sigurisë.
  • Raporton menjëherë çdo problem tek supervizori i linjës.
  • Respekton standardet e sigurisë teknike dhe shëndetit në punë
Kualifikimet e Kërkuara:
  • Arsim i mesëm (minimumi).
  • Eksperienca në prodhim ose pozicione të ngjashme është përparësi.
  • Aftësi për të punuar me ritëm të shpejtë dhe me kujdes ndaj detajeve.
  • Shkathtësi për punë fizike dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në respektimin e procedurave
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al ose të kontaktojnë në: +355682019291

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top