Tirane, ofroj vend pune Punonjes sezonale ne Prodhim
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është një kompani udhëheqëse në tregun shqiptar të pijeve joalkoolike, me markat më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, besojmë në rritjen e qëndrueshme të biznesit tonë, kontributin në komunitetet lokale dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, përmes aftësive të forta organizative dhe vendosjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur.
CCBS është në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për pozicionin: Punonjës Stikerimi, Seleksionimi dhe Pastrimi (Sezonal) në Departamentin e Prodhimit
Punonjësi është përgjegjës për kryerjen e proceseve mbështetëse në linjën e prodhimit, duke përfshirë seleksionimin e produkteve sipas standardeve të cilësisë, shkatërrimin e produkteve jo-konformë, stikerimin/etiketimin dhe mbajtjen e pastërtisë në ambientin e punës.
Detyrat Kryesore:
Seleksionim: Kontrollon dhe ndan produktet konform standardeve të cilësisë nga ato jo-konformë.
Shkatërrim: Siguron shkatërrimin e produkteve jo-konformë sipas procedurave të kompanisë.
Stikerim: Vendos etiketa/stikera sipas kërkesave të linjës së prodhimit dhe standardeve të cilësisë.
Pastrimi: Mirëmban higjienën e linjës së prodhimit dhe hapësirave përreth, në përputhje me rregullat e sigurisë.
Raporton menjëherë çdo problem tek supervizori i linjës.
Respekton standardet e sigurisë teknike dhe shëndetit në punë
Kualifikimet e Kërkuara:
Arsim i mesëm (minimumi).
Eksperienca në prodhim ose pozicione të ngjashme është përparësi.
Aftësi për të punuar me ritëm të shpejtë dhe me kujdes ndaj detajeve.
Shkathtësi për punë fizike dhe aftësi për të punuar në grup.
Përgjegjshmëri dhe korrektësi në respektimin e procedurave
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al ose të kontaktojnë në: +355682019291
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta