• Tirane, ofroj vend pune Punonjes/e Administrativ/e ne servis

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
IT Gjergji Kompjuter shpk, kerkon te punesoje:


Punonjes/e Administrativ/e ne servis


Punonjësi Administrativ në Servis është punonjesi i kompanise pergjegjes per kryerjen e proceseve te pranimit dhe dorezimin e produkteve, organizimin dhe ndjekjen e realizimit te kerkesave/sherbimeve te klienteve, brenda afateve dhe rregullave të përcaktuara nga kompania dhe furnitoret.


Detyrat:
• Sqaron klientët.
• Regjistron produktet në programin përkatës (pasqyron mirë kërkesën apo shqetësimin e klientit në dokumentin e pranimit dhe pranë përgjegjësit të servisit).
• Printon dokumentet e pranimit, i firmos nga klienti & ruan kopjen e dokumentit për kompaninë.
• Etiketon produktet e pranuara dhe i shoqëron me urdhërin e shërbimit përkatës.
• Çon produktet e pranuara në sektorin përkatës.
• Reklamon pjesët defektoze pranë sektorit të Suportit të Shërbimeve
• Lajmëron klientët për të marrë produktet për të cilat ka përfunduar shërbimi.
• Percjell ankesat dhe feedback e klienteve sipas procedurave te kompanise.
• Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga superiori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.


Kualifikimet:
• Diplome universitare – e preferueshme. Pranohen edhe kandidate me arsimim te mesem, por qe plotesojne kushtet e tjera.
• Te kete njohuri te mira mbi pajisjet e Teknologjise se Informacionit
• Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze
• Te kete aftesi te mira komunikuese
• Te jete i disponueshem per te punuar jashte orarit.




Per te aplikuar ju lutemi dergoni CV-ne tuaj dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
 


Apply
Back
Top