Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Punonjës Shërbimi
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të sigurojë një standard të lartë të cilësisë së shëbimit në ambientet e brendshme e të jashtme të rezidencës, të kryej shërbime parandaluese dhe riparime në këto ambjente duke mirëmbajtur pajisjet mekanike dhe ato të sistemeve të shërbimeve.
Përgjegjësite kryesore:
Kujdeset për rezidencën, duke siguruar se është ruajtur në një gjendje të pastër, mikpritëse dhe higjenike.
Kryen detyra në kuzhinë dhe dhomën e ngrënies (për shembull; shtrimi i tavolinës, shërbimi i ushqimit, pastrimi etj).
Përgatitja bazë e ushqimit kur kërkohet.
Sigurohet që lavanderia është në gjendje të pastër, të sigurt dhe higjenike.
Mban pastër ambjentin e jashtëm, kosit barin, heq dhe pastron gjethet etj.
Siguron pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat sanitare dhe të sigurisë.
Aftesite dhe kualifikimet:
Diplomë të shkollës së mesme, përbën avantazh diploma e shkolle/kurse profesionale.
Minimumi një vit experience në pozicione të ngjashme,
Elasticitetit, me aftësinë për të punuar edhe nën presion.
Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të menaxhuar ndryshimin ngarkesën e punës dhe situatat.
Njohuri të mira të gjuhës italiane
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 31 Mars 2019.
Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta.