• Tirane, ofroj vend pune Punetor Magazine

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Përshkrimi i Kompanisë

Kid Zone shpk
është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni i punës: Punëtor Magazine
Departamenti: Magazinë
Vendndodhja: Jumbo QTU

Përmbledhja e Pozicionit: Një Punëtor magazine është përgjegjës për stokun fizik të dyqanit në magazinë, mirëmbajtjen, operimin e magazinës si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në dyqan.

Detyrat
  • Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
  • Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
  • Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
  • Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambjentet e magazinës produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjëndje perfekte;
  • Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
  • Bën shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë.

Kualifikimet
  • Arsim i mesëm ose i lartë.
  • Të paktën një vit përvoje pune si sistemues apo në magazinë.

Shënime

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al

Numër Kontakti për Jumbo QTU: "+355684892309".


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : 0684892309
 


Apply WhatsApp
Back
Top