• Tirane, ofroj vend pune Punëtor Plastike / Duroalumini

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa

Përshkrimi​

Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Plastikës në pozicionin "Punëtor Plastike / Duroalumini".

Kualifikimet​

  • Të lexojë dhe të interpretojë skicat e projekteve.
  • Të kenë aftësi të punuarit në grup si edhe aftësi të koordinimit të punëve dhe projekteve.
  • Të karakterizohet nga saktësia, produktiviteti dhe aftësia për të përmbushur afatet.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.
  • Të jenë të përgjegjshëm dhe korrekt në orarin e punës.
  • Page deri në 150000 ALL

Shënime​

  • Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Mundësi rritje profesionale.
  • Mundësi promovimi brenda grupit.
  • Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet numrit: 0688146218

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K

Kontakt: 0688146218

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


WhatsApp
Back
Top