Tirane, ofroj vend pune Punëtor Magazine
Kompania jonë po kërkon për persona energjikë, me potencial të lartë, të motivuar dhe me integritet të lartë për tu bërë pjesë e skuadrës tonë.
Jeni të ftuar të aplikoni për pozicionin e mëposhtëm :
Punëtor Magazine
Detyrat Kryesore
- Shkarkimi, grumbullimi, paketimi dhe përgatitja e porosive për dorëzim ose ngarkim;
- Të jetë proaktiv dhe në gjëndje të përcaktojë statusin e një porosie në cdo kohë;
- Të marrë dërgesat sipas porosisë
- Të raportoje çdo çështje të mospërputhjes së cilësisë ose inventarit tek personi i duhur.
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë e Shkollës së Mesme
- Minimumi 3 vjet eksperiencë të mëparshme në magazinë
- Njohuri mesatare të Anglishtes
- Paketa Microsoft Office
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi,
Afati i fundit i aplikimeve është data 31 Janar 2021
DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE DHE ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE