Tirane, ofroj vend pune Punëtorë në Linjë Prodhimi (M)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti”, për llogari të një Klienti lider në sektorin prodhimit dhe distribucionit të profileve të aluminit, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Punëtorë në Linjë Prodhimi (M)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për linjën e prodhimit ose pozicionin ku i caktohet në prodhim;
- Të ketë kujdes të veçantë gjatë proçesit të prodhimit;
- Asiston ose zëvëndëson koleget tjerë sipas nevojës;
- Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të kenë përfunduar shkollimin e mesëm; Përbën avantazh në përzgjedhje personat që kanë ndjekur shkollën e mesme profesionale në fushën e mekanikës ose në fusha te ngjashme.
- Gatishmëria për të ndjekur udhëzimet e sigurisë në çdo kohë
- Gjendje e mirë fizike
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në grup
- Të jetë i motivuar dhe i kujdesshëm në detyrat që i caktohen;
- Përparësi kanë kandidatët që kanë eksperiencë pune në fusha të ngjashme për të cilën aplikoni;
- Përparësi kanë kanditatët që kanë njohuri për makineritë prodhuese;
Kompania Ofron:
- Transport vajtje-ardhje nga Qendra & Unaza e Madhe e Tiranës
- Puna bëhet me turne (2 turne)
- Paga e gjitha e deklarur në Tatime dhe paguar në Banke plus sigurimet e plota të paguara nga Kompania
- Pagë të trembëdhjetë plus shpërblim vjetor për arritje rezultatesh
- Pushime vjetore të paguara
- Festa Zyrtare të paguara
- Mbulim privat shëndetësor falas.
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp