Tirane, ofroj vend pune PR SPECIALIST
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant PR SPECIALIST, për një nga kompanitë më të mëdha në vend që operon në industrinë e turizmit.
DETYRAT E POZICIONIT
- Bashkëpunon ngushtë me eprorët për të hartuar, artikuluar dhe zhvilluar strategjinë e pozicionimit dhe diferencimit në treg për markat e projekteve që kompania menaxhon si edhe për markën e vetë kompanisë;
- Krijon, zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit marketing, duke përdorur kanale dhe taktika të ndryshme, për të gjeneruar më shumë leads/ shitje;
- Shkruan dhe redakton materiale të shkruara, broshura, ftesa, flyers, newsletter, raporte;
- Shkruan, redakton dhe përditëson informacionin në faqet e ndryshme online të menaxhuara nga kompania;
- Shkruan, redakton, korrigjon komunikime të ndryshme të kompanisë në website, rrjete sociale, media, portale, etj;
- Zhvillon fushata promocionale dhe materiale të ndryshme për komunikim dhe targetimin e segmenteve të tregut
- Gjeneron përmbajtje origjinale për website të kompanisë dhe të projekteve të saj si edhe prodhon përmbajtje (content) për komunikim në rrjetet sociale;
- Propozon tematika për zhvillimin e materialeve dhe aktiviteteve marketing;
- Promovon kompaninë përmes iniciativave të Marrëdhënieve me Publikun;
- Kontribuon në materialet e marrëdhënieve me publikun, si komunikata për shtyp, artikuj në shtyp, website, prezencë në media sociale dhe publicitete dhe bashkëpunon me mediat për shpërndarjen e nevojshme të materialeve;
- Harton planin e eventeve, ndjek organizimin dhe ekzekutimin cilësor te eventeve dhe aktiviteteve te ndryshme marketing;
- Asiston në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve marketing ku përfshihet kërkimi në treg, mbajtja e një fasade konkurruese në treg; merr pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e planit të përmbajtjes marketing.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Preferohet të ketë diplomë Master në Marketing/Gazetari/Marrëdhënie me Publikun/Gjuhë-Letërsi.
Eksperienca: Përvojat jo me pak se 3 vjet në këtë fushë.
Aftësitë:
- Aftësi krijuese strategjike, analitike dhe organizative;
- Aftësi komunikimi në të shkruar dhe verbale;
- Njohëri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe anglisht;
- Eksperiencë në udhëheqjen e fushatave marketing;
- Eksperiencë në zhvillimin e përmbajtjes SEO;
- Aftësi për të reaguar në kohë;
- Krijimi i përmbajtjeve të komunikimit (Komunikatë për shtyp, artikuj, blog, komunikim online, dhe materiale të tjera të lidhura me përmbajtjen);
- Aftësi për të bashkëpunuar brenda dhe jashtë kompanisë për të bashkërenduar aktivitetet marketing;
- Aftësi për të ndërtuar dhe shkruar një histori/tekst nëpërmjet të dhënave;
- Udhëheqja e disa projekteve njëkohësisht.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt PR SPECIALIST
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp