• Tirane, ofroj vend pune part time Psikolog per te rritur

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Sociologji | Psikologji
Eksperienca
vetem me eksperience

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kerkon:


Psikolog per te rritur prane Qendres Komunitare “Te qendrojme se bashku“ Njesia Administrative nr 6 Kombinat

Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 40 ore ne muaj.

Psikologu per te rritur
, siguron shërbime psikologjike për prindërit/kujdestarët që marrin pjesë në Njesite e programit te Fuqizimit te Familjes

Detyrat Kryesore:
  • Realizon vlerësimet e gjendjes së kujdestareve që pranohen të rinj apo janë rast potencial për tu pranuar në Njesite e programit te Fuqizimit të Familjes
  • Mer pjese ne vleresimin e plote te situtes emocionale dhe psikologjike te kujdestareve qe do te mbeshteten nga Njesite e Programit Fuqizmi i Familjes
  • Ofron mbështetje psiko-emocionale dhe këshillime individuale apo në grup për prindërit/kujdestarët
  • Ofron konsulta për prindërit/kujdestarët
  • Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale.
  • Ofron seminare informative për punonjësit e projektit të Fuqizimit të Familjes sipas nevojave dhe fushës së interesit.
  • Merr pjesë aktive në planin e zhvillimit të familjes për prindërit/kujdestarët që ndiqen nga pikëpamja psikologjike dhe jep sugjerime per trajtimin e tyre ne aspektin psikologjik brenda Planit te Zhvillimit te Familjes.
  • Kryen rivleresime te ecurise se rasteve dhe raporton te punonjesi social qe mbeshtet familjen per rezultatet e gjetura.
  • Referon per trajtime te metejshme plotesuese tek specialistet prinderit dhe kujdestaret me problematika te theksuara te gjendjes emocionale dhe psikologjike.
  • Ruan te gjithe informacionin e seancave keshilluese ( rekordet personale te kujdestareve, shenimet mbi seancat etj) me kujdestaret qe trajtohen ne aspektin psikologjik ne nje vend te vecnate ( te sigurt dhe te kycur).
  • Ndermerr inisiativa te lidhura direkt me mireqenien psikologjike te kujdestareve i nxitur nga parimi i konfidencialitetit.
  • Kryen edhe aktivitete të tjera në rast situatash emergjente dhe nevojash aktuale të organizatës.
  • Respekton politikat dhe rregulloret e organizates
Profili për pozicionin e Psikologut
  • Diplomë universitare në Psikologji
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë ne punen e psikologut.
  • Te jete i regjistruar prane Urdhrit te Psikologut.
  • Trajnime ne fushen e psikologjise
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
  • Leje drejtimi automjeti
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.09.2024 në adresën hr@soskd.org.al një
  • Leter interesi
  • Curriculum Vitae.
 


Apply
Back
Top