Tirane, ofroj vend pune part time Psikolog per Femije
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
- Tipi
-
- part time
- Fusha | Profili i punes
-
- Sociologji | Psikologji
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kerkon:
Psikolog per femije prane Qendres Multidisiplinare “Te qendrojme se bashku“ Njesia Administrative nr 6 Kombinat
Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 40 ore ne muaj.
Psikologu per femije, siguron shërbimin e mbeshtetjes psiko- sociale për fëmijët, prindërit/kujdestarët që marrin pjesë në projektin e Fuqizimit të Familjes.
Detyrat Kryesore:
- Realizon vlerësime psikologjike per percaktimin e gjendjes funksionale te femijeve ne nivel fizik, social, kognjitiv dhe emocional.
- Realizon vleresime fillestare te gjendjes se femijeve/te rinjve qe pranohen apo jane rast potencial per tu pranuar ne projekt.
- Ofron mbeshtetje psiko-emocionale dhe keshillime individuale apo ne grup per femijet qe jane perfitues te projektit
- Kryen keshillime individuale apo ne grup si dhe mbeshtetje psiko-emocionale per prinderit/kujdestaret.
- Ofron konsulta per prinderit/kujdestaret.
- Nderhyn dhe mbeshtet stafin ne situata te caktuara per te realizuar zgjidhje sa me efikase dhe profesionale
- Ofron seminare informative per punonjesit e projektit te Fuqizimit te Familjes sipas nevojave dhe fushes se interesit
- Merr pjese ne planin e zhvillimit te familjes per femijet/prinderit/kujdestaret qe ndiqen nga pikpamja psikologjike
- Harton raport mujor narrativ ne ledhje me sherbimet e kryera
- Merr pjese aktive ne mbledhjet e ekipit multidisiplinar
- Kryen dhe aktivitete te tjera ne rast situatash emergjente dhe nevojash aktuale te organizates.
- Respekton politikat dhe rregulloret e organizates
- Diplomë universitare në Psikologji
- Të paktën 5 vjet eksperiencë ne punen e psikologut per femije.
- Te jete i regjistruar prane Urdhrit te Psikologut.
- Trajnime ne fushen e psikologjise
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
- Leje drejtimi automjeti
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.09.2024 në adresën hr@soskd.org.al një
- Leter interesi
- Curriculum Vitae.
Apply