• Tirane, ofroj vend pune part time Logoped

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Infermieri
Eksperienca
vetem me eksperience

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin


Logoped prane Qendres Komunitare “Te qendrojme se bashku“ Njesia Administrative nr 6 Kombinat

Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 20 ore ne muaj

Detyrat Kryesore:

  • Vleresim logopedik per femijet e projektit FF
  • Percaktimi I bilancit logopedik
  • Terapi Logopedike individuale
  • Terapi logopedike ne Grup
  • Keshillime me kujdestaret e femijeve qe kane probleme logopedike.
  • Pjesemarrje ne aktivitetet e projektit
  • Te respektoje politikat dhe rregulloret e organizates
Profili për pozicionin LOGOPED
  • Diplomë universitare në Infermieri, dega Logopedi.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në punë me fëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe përmbushjen e nevojave logopedike.
  • Të zotërojë teknikat logopediste për riaftësimin e të folurit të fëmijët.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve që trajton.
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 20.10.2024 në adresën hr@soskd.org.al një
  • Leter interesi
  • Curriculum Vitae.
 


Apply
Back
Top