Tirane, ofroj vend pune part time Koordinator/e Shitjesh
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 1 Ali Demi | Tregu Elektrik
- Tipi
-
- part time
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Data Entry
- Ekonomist-Financier/e
- Fotograf | Videograf
- Marketing
- Marketing Social Media | ADS | SEO
- Sherbim Klienti
- Shites/e | Kasier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
POZICION VAKANT PUNE | Koordinator/e Shitjesh | ORARI: 09:30-13:30
Dëshironi të ndihmoni sa më shumë njerëz të jetojnë më mirë? Mendoni se jeni entuziast në komunikimin me njerëzit? Dëshironi të rriteni në fushën e marketingut dhe shitjeve? TOTUM SHOP ju jep këtë mundësi në çdo dimension të marketingut si Koordinator/e Shitjesh.
Kush Jemi Ne - TOTUM SHOP
Me mbi 25 vite eksperiencë në treg, TOTUM SHOP ka nisur aktivitetin e tij në një lagje të Tiranës dhe sot është kthyer në një pikë reference për produktet shtëpiake dhe elektroshtëpiaket e vogla. Gjatë këtyre viteve kemi ndihmuar mijëra klientë të gjejnë produkte praktike që ua lehtësojnë jetën e përditshme. Fokusi ynë ka qenë gjithmonë te cilësia, funksionaliteti dhe krijimi i një eksperience të besueshme blerjeje për çdo familje. Ne kemi filluar thjesht, por rritja dhe besimi i klientëve na kanë shtyrë të zgjerohemi vazhdimisht dhe të përmirësojmë ofertën tonë. Sot, TOTUM SHOP vazhdon të zhvillohet dhe të kërkojë njerëz të rinj që duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. TOTUM SHOP po rritet çdo ditë dhe bashkë me rritjen, po zgjerojmë edhe ekipin tonë! Koordinator/e Shitjesh është ambasadori i TOTUM SHOP në gjithë ciklin e shitjeve, përmes kontaktit të parë, përgatitjes së produkteve dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat e Punës - TOTUM SHOP - Koordinator/e Shitjesh
- Asiston në kërkesat e klientëve në të gjitha kanalet e marketingut (Facebook, Instagram, TikTok, WhatsApp, etj.)
- Regjistron, përpunon dhe faturon porositë në sistemet operacionale dhe fiskale të kompanisë.
- Përgatit, kontrollon dhe paketon porositë ditore, duke i bërë gati për dorëzim korrekt në postë.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me shpërndarësit për ecurinë e dërgesave.
- Bashkëpunon me ekipin e marketingut për promovimin dhe lançimin e produkteve.
- Jep kontribut aktiv në përmirësimin e proceseve të shitjes dhe eksperiencës së klientit.
- Identifikon, kontakton dhe ndërton marrëdhënie bashkëpunimi me influencerë dhe krijues kontenti për promovimin e produkteve të kompanisë (në fusha si gatimi, shtëpia, lifestyle, etj.).
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Studimet në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme përbëjnë avantazh.
- Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i mediave sociale.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.
- Kandidat proaktiv, i motivuar dhe me dëshirë për zhvillim profesional.
Mësoni më shumë rreth nesh: www.totumshop.al
Cel. : 00355694736359
Apply WhatsApp