• Tirane, ofroj vend pune part time Koordinator/e Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Data Entry
  3. Ekonomist-Financier/e
  4. Fotograf | Videograf
  5. Marketing
  6. Marketing Social Media | ADS | SEO
  7. Sherbim Klienti
  8. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
1770677329806.png



POZICION VAKANT PUNE | Koordinator/e Shitjesh | ORARI: 09:30-13:30

Dëshironi të ndihmoni sa më shumë njerëz të jetojnë më mirë? Mendoni se jeni entuziast në komunikimin me njerëzit? Dëshironi të rriteni në fushën e marketingut dhe shitjeve? TOTUM SHOP ju jep këtë mundësi në çdo dimension të marketingut si Koordinator/e Shitjesh.

Kush Jemi Ne - TOTUM SHOP

Me mbi 25 vite eksperiencë në treg, TOTUM SHOP ka nisur aktivitetin e tij në një lagje të Tiranës dhe sot është kthyer në një pikë reference për produktet shtëpiake dhe elektroshtëpiaket e vogla. Gjatë këtyre viteve kemi ndihmuar mijëra klientë të gjejnë produkte praktike që ua lehtësojnë jetën e përditshme. Fokusi ynë ka qenë gjithmonë te cilësia, funksionaliteti dhe krijimi i një eksperience të besueshme blerjeje për çdo familje. Ne kemi filluar thjesht, por rritja dhe besimi i klientëve na kanë shtyrë të zgjerohemi vazhdimisht dhe të përmirësojmë ofertën tonë. Sot, TOTUM SHOP vazhdon të zhvillohet dhe të kërkojë njerëz të rinj që duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. TOTUM SHOP po rritet çdo ditë dhe bashkë me rritjen, po zgjerojmë edhe ekipin tonë! Koordinator/e Shitjesh është ambasadori i TOTUM SHOP në gjithë ciklin e shitjeve, përmes kontaktit të parë, përgatitjes së produkteve dhe shërbimit ndaj klientit.

Detyrat e Punës - TOTUM SHOP - Koordinator/e Shitjesh
  • Asiston në kërkesat e klientëve në të gjitha kanalet e marketingut (Facebook, Instagram, TikTok, WhatsApp, etj.)
  • Regjistron, përpunon dhe faturon porositë në sistemet operacionale dhe fiskale të kompanisë.
  • Përgatit, kontrollon dhe paketon porositë ditore, duke i bërë gati për dorëzim korrekt në postë.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me shpërndarësit për ecurinë e dërgesave.
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut për promovimin dhe lançimin e produkteve.
  • Jep kontribut aktiv në përmirësimin e proceseve të shitjes dhe eksperiencës së klientit.
  • Identifikon, kontakton dhe ndërton marrëdhënie bashkëpunimi me influencerë dhe krijues kontenti për promovimin e produkteve të kompanisë (në fusha si gatimi, shtëpia, lifestyle, etj.).
Çfarë ju duhet të jeni të suksesshëm si Koordinator/e ShitjeshTOTUM SHOP
  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Studimet në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i mediave sociale.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.
  • Kandidat proaktiv, i motivuar dhe me dëshirë për zhvillim profesional.
Shënim: Totum Shop ofron një pagë konkurruese, në përputhje me nivelin e një biznesi të mesëm në Shqipëri. Ne bëjmë të pamundurën të ofrojmë ambient pune komod, me mjetet dhe trajnimin e duhur për suksesin tuaj. Ne inkurajojmë zhvillimin dhe edukimin në fushën e shitjeve dhe marketingut, bazuar në një eksperiencë praktike 20-vjeçare në treg.

📩 Aplikimi: Dërgoni CV-në tuaj në: totumshopal@gmail.com
Mësoni më shumë rreth nesh: www.totumshop.al

Cel. : 00355694736359
 


Apply WhatsApp
Back
Top