• Tirane, ofroj vend pune part time Asistent Edukativ

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Mesimdhenie | Pedagogji
  3. Sociologji | Psikologji
Eksperienca
vetem me eksperience

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall njoftimin për pozicionin:


Asistent Edukativ prane Qendres Multidisiplinare “Te qendrojme se bashku“ Njesia Administrative nr 6 Kombinat

Asistenti Edukativ siguron shërbimin e mbeshtetjes edukative për fëmijët, prindërit/kujdestarët që marrin pjesë në projektin e Fuqizimit të Familjes.

Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 60 ore ne muaj.

Detyrat Kryesore:

  • Realizon vlerësime edukative per percaktimin e nivelit akademik te femijes.
  • Ofron mbeshtetje individuale dhe ne grup per femijet te cilet kane veshtiresi ne lende te profilit shoqeror.
  • Realizon takime me prinder per diskutimin e problemeve edukative te femijeve qe ndiqen me Programin pas Shkolle
  • Mbeshtet femijet ne kryerjen e detyrave te shtepise sipas nevojave specifike.
  • Harton plane individuale per femijet te cilet kane veshtiresi te theksuara ne lendet shoqerore.
  • Informon dhe bashkepunon ngushte me punonjesit social per femijet te cilet mbeshteten me Programin Pas Shkolle
  • Referon te Koordinatori i Projektit per ecurine e pergjithshme te sherbimit dhe nevojat specifike te hasura gjate punes dhe ben kerkesa per nevojat e bazes materiale.
  • Realizon takime me mesuesit e lendeve dhe ata kujdestare ne shkollat perkatese per femijet qe mbeshtet.
  • Harton raport mujor narrativ ne lidhje me sherbimin e ofruar
  • Mbeshtet prinderit analfabete me programe analfabetizmi ( mesim shkrimi dhe leximi) ne perputhje me moshen dhe nivelin e njohurive perkatese.
  • Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale.
  • Ofron seminare informative për punonjësit e projektit të Fuqizimit të Familjes sipas nevojave dhe fushës së interesit.
  • Merr pjesë në planin e zhvillimit të familjes për fëmijët/prindërit/kujdestarët që ndiqen nga pikëpamja edukative
  • Kryen edhe aktivitete të tjera në rast situatash emergjente dhe nevojash aktuale të organizatës.
  • Respekton politikat dhe rregulloret e organizates
Profili për pozicionin Asistent Edukativ

  • Diplomë universitare në mësuesi – cikli fillor
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
Paraqitja e dokumentave

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 20.10.2024 në adresën hr@soskd.org.al një
  • Leter interesi
  • Curriculum Vitae.
 


Apply
Back
Top