• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës i Operacioneve Logjistike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
PronatyraMD, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 një rrjet shitjesh ushqimore me pakicë, po kërkon:

POZICIONI: Përgjegjës i Operacioneve Logjistike
DEPARTAMENTI: Logjistika


Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Ndjek procesin e zhdoganimit të importit në koordinim me dy agjensitë partnere. ( Të Huaj dhe Vendase).
  • Komunikon me Furnitorët e Huaj dhe Lokal per organizimin e transportit duke shkëmbyer informacionin e nevojshëm.
  • Bën porositë e furnitorëve lokal dhe import.( Kontrollon dhe përcjell tek secili furnitor porositë e mallit që ngarkohen në sistem nga pikat e shitjes.)
  • Bën faturime të dërgesave të ndryshme kur i kërkohet.
  • Ndjek regjistrimet dhe rakordimet e diferencave të transaksioneve të lëvizjes së stokut.
  • Merr pjesë në inventare dhe bën inventarizime të pjesshme me qëllim korigjimin e stokut.
  • Përpilon raporte të ndryshme sipas kërkesës.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Arsimi i Lartë: Ekonomik ose Financë përbën avantazh.
  • Zotërimi i gjuhës Italiane është kusht i detyrueshëm përzgjedhës.
  • Njohuri të mira mbi rrjetin rrugor dhe procedurat doganore.
  • Aftësi të mira organizative .
  • Komunikim efektiv me palë të ndryshme klient/furnitor.
  • Njohuri bazë mbi softwerët logjistikë dhe Excel.
  • Fleksibilitet dhe zgjidhje e shpejtë e problemeve.
MËNYRA E APLIKIMIT:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al.
Kontakt : 069 408 9912.

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top