• Tirane, ofroj vend pune Operatore Shitjesh Online

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Brunes sh.p.k, lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave, po zgjeron aktivitetin dhe kërkon të punësojë 1 kandidate në pozicionin Operatore Shitjesh Online.

Kandidati/e do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e kërkesave të klientëve, asistimin dhe këshillimin për produktet/shërbimet e kompanisë, përpunimin e porosive dhe ndjekjen e tyre deri në dorëzim.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i kërkesave të klientëve online dhe përmes telefonit
  • Këshillimi dhe shitja e produkteve/shërbimeve të kompanisë
  • Përpunimi dhe ndjekja e porosive deri në dorëzim
  • Menaxhimi i komunikimit në web dhe rrjete sociale
  • Raportimi i rezultateve dhe objektivave mujore

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje online ose pozicion të ngjashëm
  • Njohje e gjuhës angleze (niveli i mirë, e detyrueshme)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindëse
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe platformave online
  • Organizim, përgjegjësi dhe orientim drejt objektivave

Paga & Përfitime:

  • Pagë fikse + bonuse
Mund të aplikoni duke dërguar Cv tuaj në adresën: hr@brunes.al

Do të kontaktohen vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top