• Tirane, ofroj vend pune Online Order Operator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Kid Zone shpk, kompani e shitjes me pakicë që operon në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të larmishme prej mbi 30,000 produktesh, duke e bërë atë një markë shtëpiake që shërben për të gjitha demografitë. Me 24 dyqane në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën. JUMBO është i mirënjohur për produktet e saj europiane për cilësinë, gamën e gjerë të artikujve dhe çmimet konkurruese.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht. Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni i punës: Online Order Operator

Departamenti: Online Operations

Vendndodhja: Tiranë

PËRMBLEDHJA E POZICIONIT:

Online Order Operator ka përgjegjësi për ndjeken e procedurave dhe proceseve që janë vendosur si standard nga kompania lidhur me shitjet online. Detyra kryesore konsiston në ndjekjen e porosive të klientëve dhe të sigurohet që procesi të ndiqet me korrektësi brenda afateve të vendosura.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Siguron marrjen e informacionit në lidhje me porositë ditore Online;
  • Siguron që stoku dhe çmimi i produkteve të jetë i mirëpërcaktuar përpara dërgesës së porosisë duke u rakorduar te Supervizori.
  • Siguron që paketimi të ketë të dhëna të sakta mbi produktet dhe listën e çmimeve sipas porosisë përkatëse;
  • Bashkërendon me Supervizorin e departamentit disponueshmërinë e stokut dhe realizimin e porosive ditore;
  • Në rast të problematikave të konstatuara bën verifikimet e duhura dhe raporton te Supervizori i Departamentit për dhënien e zgjidhjes.
  • Ndërrmer iniciativën për të dhënë sugjerime lidhur me promovimin e produkteve të caktuara dhe përmirësimin e stokut, bazuar mbi feedback-un që mund të marrë nga klientët;
  • Suporton me ide për të patur platformen E-commerce të përditësuar dhe jep sugjerime për përmirësim;
  • Rakordon porositë hyrëse me porositë e dërguara për shpërndarje, për të kontrolluar në kohë gjendjen e stokut;
  • Rakordon vlerat e porosive në bashkëpunim me Supervizorin e Departamentit;

KËRKESAT:

  • Arsim i lartë përbën avantazh
  • Preferohet me eksperiencë të mëparshme në shitje
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera përbëjnë avantazh
  • Njohja e paketës Microsoft Office
Si të aplikojnë*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail, para datës 03/06/2024, në adresën tonë të e-mail-it hr@jumbo.al.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top