Tirane, ofroj vend pune Oficer i Sigurisë së Informacionit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT | TIK | Informatike Ekonomike
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Punon ngushtë me ekipin drejtues dhe manaxhimin për të përcaktuar nivelet e pranueshme të riskut për kompaninë, duke qenë përgjegjës për krijimin dhe mbajtjen e një programi të menaxhimit të sigurisë së informacionit në të gjithë kompaninë për të siguruar që asetet e informacionit mbrohen në mënyrën e duhur.
Përgjegjësitë Kryesore
Kërkesat për pozicionin:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 6 Tetor 2021 në adresën humanresources@noa.com.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Përgjegjësitë Kryesore
- Zhvillon, zbaton dhe monitoron një program strategjik, gjithëpërfshirës të sigurisë së informacionit të kompanisë dhe menaxhimit të riskut të IT -së;
- Punon drejtpërdrejtë me njësitë e biznesit për të zhvilluar vlerësimin e riskut dhe proceset e menaxhimit të riskut duke ofruar Planet e Vazhdimësisë së Biznesit dhe Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë për të gjitha njësitë;
- Zhvillon dhe përmirëson kuadrin e menaxhimit të sigurisë së informacionit;
- Kupton dhe ndërvepron me disiplinat përkatëse përmes komiteteve për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të politikave dhe standardeve në të gjitha projektet e teknologjisë, sistemet dhe shërbimet;
- Ofron lidership organizimit të sigurisë së informacionit të kompanisë;
- Ndërton partneritete me aktorët e biznesit në të gjithë kompaninë për të rritur ndërgjegjësimin duke zhvilluar politika dhe standarde të sigurisë;
- Ndihmon me planifikimin e përgjithshëm të teknologjisë së biznesit, duke ofruar njohuri aktuale dhe vizion të ardhshëm të teknologjisë dhe sistemeve;
- Siguron përputhshmërinë e kompanisë me dispozitat ligjore/rregullatore dhe merr pjesë në rishikimin e procedurave specifike për sisteme ose aplikacione të veçanta;
Kërkesat për pozicionin:
- Minimumi 3 vite eksperiencë në fushën e manaxhimit të riskut, sigurisë së informacionit ose teknologjisë së informacionit;
- Preferohet certifikim në fushën e manaxhimit të sigurisë;
- Njohuri për kornizat e manaxhimit të sigurisë së informacionit, si ISO/IEC 27001 dhe NIST;
- Përvojë në zhvillimin e software Agile; Përvojë me cloud computing/informatikë elastike në mjedise të virtualizuara;
- Mendim inovativ dhe lidership me aftësi për të udhëhequr dhe motivuar ekipe ndër-funksionale dhe ndër-disiplinore;
- Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve; Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe nivel i lartë integriteti personal;
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike ose fusha të tjera të lidhura.
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 6 Tetor 2021 në adresën humanresources@noa.com.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply