• Tirane, ofroj vend pune Ndihmës Menaxher Projekti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Ndihmës Menaxher Projekti



Përmbledhja e Pozicionit:


Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Projektit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë. Në kryerjen e këtyre detyrave ai menaxhon, koordinon, monitoron, organizon dhe raporton të gjitha proceset e inicuara nga Menaxheri i Projektit në mënyrë që projekti të arrijë objektivat strategjike, rezultate të suksesshme dhe të tejkalojë pritshmëritë e klientit.



Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe të standarteve të cilësisë;
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;
  • Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, ecurinë e punimeve dhe proceseve të përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar në mënyrë të shkruar të gjithë informacionin e mbledhur;
  • Përgatit raporte periodike në formatin e standartizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;
  • Përgatit draftin e shkresave zyrtare me palët e zhvillimit, palë pronare etj.;
  • Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko - ligjore për proceset e projektit
  • Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët
  • Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekimi;
  • Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekje teknike të projekteve (këtë detyrë rast past rasti mund ta bëjë dhe duke përdorur ekspertë të jashtëm kur nevoja apo ekspertiza e do);
  • Kujdeset që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratuara) duke mbikëqyrur dhe kontrolluar në mënyrë periodike ecurinë e tyre në përputhje me standartet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit duke bërë audite periodike;
  • Bën evidentimin e problematikave në kantier dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Projektit;
  • Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin brenda afateve të përcaktuara;
  • Monitoron projektin nga marrja në dorëzim e tij deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratatave të shitjes;
  • Monitoron marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ato mund të kenë ndaj investitorëve
  • Asiston në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit te projektit në rastet e nevojshme;
  • Monitoron realizimin e projektit sipas Biznes Planit dhe bën përditësimin e tij;
  • Monitoron dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizim të tij;
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Ndërvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;
  • Shikon vazhdimisht mundësi për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizori.



Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Hidroteknike / Menaxhim

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;
  • Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;
  • Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;
  • Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;
  • Të ketë nivel të lartë komunikimi verbal dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;
  • Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit
  • Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit.
  • Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.



Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Ndihmës Menaxher Projekti »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top