• Tirane, ofroj vend pune Ndihmës Marangoz

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marangoz | Mobilje | Punime druri
  2. Punetor/e | Ndihmesa

Përshkrimi​


Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshironi një pozicion pune të sigurtë, me mundësi zhvillimi në karrierë dhe rritje profesionale, atëherë Agikons shpk është zgjedhja juaj më e mirë.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin:

Specialist / Ndihmës Marangoz​

Kriteret:​

  • Të ketë eksperiencë pune në përpunimin e drurit ose në profesione të ngjashme;
  • Të ketë njohuri bazë mbi veglat dhe makineritë e marangozërisë;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të respektojë afatet e punës;
  • Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm;
  • Preferohet të ketë eksperiencë në montime ose prodhim mobiliesh;
  • Të ketë gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Detyrat Kryesore:​

  • Ndihmon në procesin e prodhimit dhe montimit të produkteve të drurit;
  • Përdor veglat dhe pajisjet sipas standardeve të sigurisë;
  • Bashkëpunon me stafin teknik për realizimin e porosive;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe sistemimin e ambientit të punës.
Shënime

  • Ambient miqësor pune;
  • Pagë shumë e mirë;
  • Mundësi rritje profesionale;
  • Mundësi promovimi brenda grupit.
Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontaktit: 068 81 46 218.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@met-engenering.al
Kontakt: 068 81 46 218

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top