Tirane, ofroj vend pune Ndihmës Marangoz
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marangoz | Mobilje | Punime druri
- Punetor/e | Ndihmesa
Përshkrimi
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS.
Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshironi një pozicion pune të sigurtë, me mundësi zhvillimi në karrierë dhe rritje profesionale, atëherë Agikons shpk është zgjedhja juaj më e mirë.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin:
Specialist / Ndihmës Marangoz
Kriteret:
- Të ketë eksperiencë pune në përpunimin e drurit ose në profesione të ngjashme;
- Të ketë njohuri bazë mbi veglat dhe makineritë e marangozërisë;
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të respektojë afatet e punës;
- Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm;
- Preferohet të ketë eksperiencë në montime ose prodhim mobiliesh;
- Të ketë gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
Detyrat Kryesore:
- Ndihmon në procesin e prodhimit dhe montimit të produkteve të drurit;
- Përdor veglat dhe pajisjet sipas standardeve të sigurisë;
- Bashkëpunon me stafin teknik për realizimin e porosive;
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe sistemimin e ambientit të punës.
- Ambient miqësor pune;
- Pagë shumë e mirë;
- Mundësi rritje profesionale;
- Mundësi promovimi brenda grupit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@met-engenering.al
Kontakt: 068 81 46 218
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë
Apply WhatsApp