Tirane, ofroj vend pune Motorrist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Korrier | Shperndares
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin e ndërtimit, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Motorrist.
Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është transportimi apo dorëzimi/tërheqja e produkteve në cilësinë dhe kohën e duhur.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen lëvizjen e produkteve në destinacionin e kërkuar.
- Kujdeset që produktet të dorëzohen tek klienti të rregullta, të padëmtuara dhe në kohën e duhur.
- Ndihmon në kryerjen e detyrave të ndryshme kur i kërkohen nga eprorët e tij.
- Zbaton instruksionet e dhëna në trajnime, në lidhje me sigurimin teknik, dhe marrëdhëniet me klientin/kompaninë.
- Kujdeset që në momentin e dorëzimit të produktit të plotësojë dokumentacionin përkatës i cili vërteton dorëzimin e produktit dhe marrjen e parave nga klienti.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e mjetit dhe nëse konstaton defekte njofton eprorin e tij.
- Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin e punës.
- Përvojë pune e provuar si Motorrist
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
- Të zotërojë lejedrejtimi të kategorisë A/B
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp