• Tirane, ofroj vend pune Modeliste - Pattern Maker

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania OLA 1 është në kërkim të një Modelisteje (Pattern Maker) të përkushtuar dhe kreative për të qenë pjesë e ekipit tonë të dizajnit dhe prodhimit të veshjeve. Pozicioni është i hapur si për individë me eksperiencë, ashtu edhe për ata që kanë njohuri bazë dhe dëshirë për të mësuar e për t’u zhvilluar profesionalisht.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Krijimi i modeleve dhe konstrukteve për veshje të ndryshme (sipas kërkesave të dizajnit dhe prodhimit);
  • Realizimi i formave bazë dhe përshtatja sipas masave të ndryshme;
  • Bashkëpunim me dizajnerët dhe prodhimin për të siguruar përshtatje dhe funksionalitet optimal të modelit;
  • Testimi dhe përmirësimi i prototipeve përpara prodhimit në masë;
  • Përdorimi i programeve kompjuterike për krijimin dhe modifikimin e modeleve (për kandidatët me eksperiencë).
Kërkesat:
  • Të kenë përfunduar një kurs profesional ose arsim përkatës në modelim;
  • Aftësi për të punuar me kujdes ndaj detajeve;
  • Aftësi për të lexuar skica teknike dhe për të krijuar konstruksione të sakta;
  • Aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Për kandidatet me eksperiencë: njohuri mbi programe si 2Design, Clo3D ose programe të ngjashme do të vlerësohen.
Ne ofrojmë:
  • Trajnim dhe mbështetje për kandidatet pa eksperiencë;
  • Ambient pune bashkëpunues dhe profesional;
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim brenda kompanisë;
  • Pagesë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
📩 Aplikimet mund të dërgohen në: hr@ola1.com
📞 Për më shumë informacion: +355697002621

Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top