• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Kërkohet Menaxhere zyre për një kompani në tregun e pasurive të paluajtshme

Menaxhere Zyre

DETYRAT



  1. Menaxhon ekipin e agjentëve imobiliarë nën varësi dhe rrit performancën e tyre;
  2. Përgatit planet, ditore-javore-mujore dhe kontrolli I tyre për realizimin e planit;
  3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënien me brokerin dhe agjentët, pika kryesore e referimit;
  4. Jep ide të reja në përmisim të punës dhe realizimin e saj;
  5. Suporton agjentin në punën e tij rutinë si dhe çdo bashkëpunim me zyrat e tjera;
  6. Mbledh dhe analizon informacionin dhe përgatit të dhënat e raportet e shitjeve;
  7. Bashkëpunon dhe analizon me eprorin(brokerin) mundësitë për të përmisuar prezencën në treg dhe rritjen e performancës së të gjithë ekipit ;
  8. Takon klientë potencialë për të realizuar nevojat e tyre;
  9. Kujdeset që shërbimi të jetë cilësor duke vendosur dhe forcuar standartet e kompanisë që përfaqëson;
  10. Krijon njohuri profesionale dhe teknike duke marrë pjesë në trajnime të ofruara nga kompania ;

EDUKIMI



  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi , juridik si dhe degë të tjera të shkencave sociale përbën avantazh
  2. Të zotërojë gjuhë të huaja(anglisht dhe italisht)

Karakteristikat individuale
Një përshtatje ideale do të ishte dikush që ka:



  1. Aftësi të mira ndërveprimi në biznes, duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim ;
Eksperienca ne fushen e Real Estate përbën avantazh;

  1. I/e aftë që të jetë i/e suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim për bashkëpunëtorët e ekipit si dhe me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  2. I/e besueshëm;
  3. Pozitiv dhe entuziast;
  4. I/e matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me eprorët;
  5. I/e orientuar dhe me fokus të qartë;


Ju lutem dërgoni CV-tuaj në adresën e emailit: info@altoparlant.us
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top