• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Burime Njerezore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
KRAFT SHPK


KRAFT SH.P.K eshte nje ndër kompanitë më të mëdha distributore në Shqipëri me eksperiencë në importimin dhe furnizimin me një numër te madh veglash pune ne tregun vendas. KRAFT është themeluar në vitin 1994 dhe ofron nje standart te lartë të shpërndarjes profesionale te veglave te punës.

Jo vetem shërbimi, por edhe cilësia dhe mundesitë e shumta te zgjedhjes jane avantazhet e kompanisë tonë.

KRAFT ka punuar vazhdimisht te sjellë frymën e integritetit, shpirtit te fitores, respektit, rritjes & ekselences duke sjelle ndryshimin ne industri.Ne japim kontributin tonë falë eksperiences dhe profesionalizmit te stafit te përkushtuar.



MENAXHERE TË BURIMEVE NJERËZORE

MISIONI:


Interpreton, ndjek dhe zbaton procedurat dhe politikat e miratuara të BNJ, duke i dhënë punonjësve asistencën e nevojshme. Siguron që kompania funksionon në respektim të plotë të Legjislacionit Shqiptar, Kodit te Punës si dhe në Procedurat e miratuara të BNJ të Grupit (dhe kompanisë) duke ruajtur të shëndoshë marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Drejton procedurat bazë të BNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
  • Drejton politikat e BNj duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe
  • Komunikon me Menaxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
  • Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të BNJ.
  • Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit.
  • Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
  • Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara.
  • Ndjek procesin me plotesimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për cdo punonjës në kompani që të perdorë në pozicionin e tij të punës.
  • Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë;
  • Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e talenteve dhe praktikave të vlefshme për kompaninë;
  • Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve me qëllimi përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të kompanisë;
  • Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit.
Kërkesat e profilit

  • Diplomë të arsimit të lartë
  • Të ketë eksperiencë të ngjashme në manaxhimin e BNJ;
  • Njohuri te legjislacionin shqiptar të punësimit;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
  • I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
  • Etikë në punë;

    Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë në: info@kraft.al
    Provo suksesin tend në KRAFT!
    Besojani karrierën tuaj profesionistëve!
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.



Paga
: Mjaft konkurruese + Bonus shtese ne baze te performances.

Cel. : +355 69 877 7821
 


Apply WhatsApp
Back
Top