• Tirane, ofroj vend pune MENAXHERE BLERJESH

Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje nje
Menaxhere Blerjesh.

Detyrat/Pergjegjesite

  • Ndjekja e procedures se blerjes se produktit dhe mirembajtja e marredhenieve me furnitoret
  • Ndjek stokun e produkteve dhe perpilon porosite dhe raportet ne lidhje me ecurine.
  • Sigurohet te kete informacion te vazhdueshem mbi produktet dhe cmimet e konkurences.
  • Konfirmimi i të gjitha kostove dhe tarifat dhe mbajtja në nivelin më të ulët të mundshëm kostot.
  • Punon së bashku me operatorët logjistik dhe doganat për të planifikuar dhe ndjekur ngarkesat dhe për të siguruar procesin doganor.
Kriteret
  • Te kete perfunduar arsimin e larte ( preferohet profil ekonomik ).
  • Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi.
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze (njohja e nje gjuhe tjeter perpos gjuhes angleze perben avantazh).
  • Eksperience pune minimale 2 vjet.
  • Person energjik, me iniciative dhe kembengules.
  • Te kete njohuri ne perdorimin e programeve baze kompjuterike.
  • Te kete aftesi per te punuar ne grup.
Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@dekoll.al

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.


 


Apply
Back
Top