Tirane, ofroj vend pune Menaxher
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozita: Menaxher i Zhvillimit të Biznesit, Zyra në Tiranë (Business Development Manager)
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Të hulumtojë tregun shqiptar të TI-së dhe të bëjë analiza komparative të mundësive të zhvillimit dhe të penetrimit
- Të kujdeset për trendet dhe kërkesat e tregut si dhe evaluimin e kampanjave të marketingut
- Të zhvillojë dhe të menaxhojë strategjinë e marketingut, relacionet me tregun dhe me klientë
- Të mirëmbajë dhe zgjerojë kontaktet me vendimmarrësit në kuadër të organizatave që janë klient ekzistues apo potencial
- Të ketë njohuri të mira për produktet dhe shërbimet që ofrohen
- Të organizojë dhe koordinojë prezantimet, ofertat dhe shitjen e produkteve dhe të shërbimeve që i ofron kompania
- Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: marketing, menaxhment, organizim, TI
- Përvojë 3-vjeçare në menaxhim të proceseve të punës, menaxhim të organizimit apo menaxhim të punëve të shitjes dhe marketingut
- Njohje e theksuar e ekonomisë së tregut, e marketingut dhe e komunikimeve me palë
- Njohje e tregut shqiptar të TIK
- Aftësi të theksuara të komunikimit dhe prezentimit
- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze
- Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
- Gatishmëri për mësim dhe avancim të vazhdueshëm profesional
- Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime të shpeshta
Apply