Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Infosoft Office sh.p.k, lider në tregun shqiptar në tregtimin e artikujve kancelarikë për zyra, shërbimeve të printimit etj, po kërkon një Menaxher Shitje me përvojë që të bëhet pjesë e ekipit tonë energjik dhe ambicioz.
Kërkojmë një profesionist që:
Përgjegjësitë kryesore:
Pse t’i bashkoheni Infosoft Office?
Dërgo CV-në dhe letrën e motivimit në adresën: hr@infosoftoffice.al
Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
Kërkojmë një profesionist që:
- Ka përfunduar arsimin e lartë;
- Ka të paktën 3 vite eksperiencë të suksesshme në menaxhim shitjesh dhe shitje në terren;
- Ka aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikuese;
- Është analitik dhe di të interpretojë performancën e shitjeve, objektivat dhe tendencat e tregut;
- Ka njohuri të avancuara në MS Project, MS Office, PowerPoint etj.;
- Ka aftësi të forta bashkëpunuese dhe di të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët;
- Ka eksperiencë në përgatitjen e raporteve dhe propozimeve komerciale;
- Është në posedim të Lejes së Drejtimit, kategoria B.
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikon dhe zhvillon klientë të rinj, duke ndërtuar mundësi të reja për rritje të shitjeve;
- Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për produktet e kompanisë;
- Analizon kërkesat e klientëve dhe përshtat zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre;
- Përgatit dhe menaxhon raportet e shitjeve dhe aktivitetet periodike sipas kërkesave të eprorit;
- Ka njohuri të detajuara mbi produktet dhe shërbimet e Infosoft Office;
- Përgatit prezantime profesionale dhe propozime komerciale për klientët strategjikë.
Pse t’i bashkoheni Infosoft Office?
- Jeni pjesë e një kompanie lider dhe me reputacion në treg;
- Punoni në një ambient profesional, bashkëkohor dhe bashkëpunues;
- Keni mundësi të zhvilloni karrierën tuaj në fushën e shitjeve dhe menaxhimit të biznesit;
- Merrni mbështetje dhe trajnime të vazhdueshme për zhvillimin tuaj profesional.
Dërgo CV-në dhe letrën e motivimit në adresën: hr@infosoftoffice.al
Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
Apply