Tirane, ofroj vend pune Menaxher Sektori per Klientet me Paspagese
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.
PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.
Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Menaxher Sektori për Klientët me Paspagesë , në Divizionin Komerçial.
Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:
Data e mbylljes së aplikimeve është 28 Mars 2014.
PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.
Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Menaxher Sektori për Klientët me Paspagesë , në Divizionin Komerçial.
Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:
- Drejton, organizon, përcakton objektivat, mbikqyr dhe trajnon stafin, dhe kontrollon punën e forcës shitëse në lidhje me aktivitetin e shitjes së numrave me kontratë.
- Shqyrton dhe analizon tregun për të identifikuar nevojat e klientëve dhe për të përcaktuar ofertat që përmbushin nevojat e tyre.
- Identifikon, targeton dhe mban marrëdhëniet me klientët potencialë ekzistues apo të rinj.
- Siguron që të krijohen marrëdhënie me konsumatorë cilësorë dhe mbikqyr ruajtjen e marrëdhënieve me ta.
- Përcakton dhe ndan territoret për ekipin e shitjes, ndjek performancën e tyre, shitjet e numrave postpaid, nevojën për trainime apo kualifikime në lidhje me shërbimet/produktet e kompanisë.
- Bashkëpunon me sektorin operacional për të siguruar stokun e kartave dhe pajisjeve sipas nevojës si edhe mbarëvajtjen e proceseve gjatë gjithë zinxhirit të realizimit të shitjes (Telesales, kontratat dhe shërbimet e tjera).
- Përgatit dhe kryen prezantime të produkteve dhe kompanisë për klientët kryesorë në koordinim me agjentët e shitjes në terren dhe i ndihmon ata në ruajtjen e marrëdhënieve dhe në negocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve.
- Përgatit dhe prezanton produkte të reja të hedhura në treg tek klientët ekzistues duke u kujdesur për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe konkurrent në treg.
- Bashkëpunon me Menaxherin e shitjes me pakicë dhe shpërndarjes (Retail & Distribution Manager) dhe Agjentët e Shitjes, për të mbështetur dhe lehtësuar procesin e shitjes në dyqanet franchise dhe pikat e tjera të autorizuara të shitjes dhe regjistrimit (POS / PORs).
- Siguron koordinim të plotë mes njësive të shitjes me njëra-tjetrën.
- Propozon skemat e zbritjeve tek Drejtori i Shitjeve për klientët kryesore.
- Siguron që ekipi i shitjeve të numrave me kontratë të marrë një gamë sa më të gjerë produktesh dhe ofertash shërbimi (B2B).
- Përgatit raportin periodik të shitjeve për volumin, cilësinë, shitjet e mundshme dhe fushat e propozuara për zgjerimin e bazës së klientëve.
- Raporton tek Drejtori i Shitjeve.
- Vlerësimi i Performancës kryhet mbi bazë të realizimit të objektivave mujore dhe 3 mujore.
- Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing.
- Minimum 3- 5 vjet përvojë të mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, efektivitet në bisedime dhe në teknikat përmbyllëse të kontratave.
- Të ketë aftësi të forta analizuese dhe gjykuese.
- Aftësi për të krijuar rrjetin e vet të klientëve.
- Aftësi në manaxhim, planifikim, organizim dhe aftësi shumë të mira të raportimit.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të jëtë energjik dhe i motivuar.
Data e mbylljes së aplikimeve është 28 Mars 2014.
Apply